×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog e Hennessey biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 14:53

    Ambasadori Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, priti sot Mary Ann Hennessey-n, shefe e re e KE-së në Prishtinë, të cilës i uroi për rolin e saj të ri.

    Ai, përmes rrjetit social ‘X’, bëri të ditur se me Hennessey-n ka biseduar lidhur me avancimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut, etj, shkruan Reporteri.net.

    “Ne diskutuam mënyrat për të avancuar bashkëpunimin tonë në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe komuniteteve jo-shumicë, përfshirë edhe projekte të financuara nga BE”, ka shkruar Szunyog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!