Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është duke përcjellur nga afër procesin e votimit në katër komunat veriore.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se BE ka gjithsej 60 anëtarë që po vëzhgojnë procesin e votimit.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot qendrat e votimit në Bërnjak dhe në Çabër, fshatra të komunës së Zubin Potokut, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të organizuar nga BE-ja në Kosovë. Vëzhgimi diplomatik përfshin 17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, synon të fitojë njohuri mbi procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, shkruan ai.
Visited Çabër/Čabra, a village in Zubin Potok municipality, participating in the Diplomatic Watch organized by @EUKosovo.
17 teams with a total of 60 members from the EU in #Kosovo, EU Member States & partner countries aim to gain insight into the mayoral recall process. pic.twitter.com/vBWOLWtLNe
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 21, 2024
Gjatë ditës në veri ka qëndruar edhe Ministri Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se gjithçka po shkon mirë, edhe nga ana teknike edhe nga ajo praktike, por përfshirë këtu edhe sigurinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.