×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog thotë se Shtetet Anëtare të BE-së tani duhet të marrin një vendim përfundimtar për vizat

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 19:51

    Pasardhësi i Natalyia Apostolova në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur rreth liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë.


    Në një intervistë, Szunyog ka thënë se një vendim përfundimtar tani duhet të merret nga Shtetet Anëtare të BE-së.

    Ai po ashtu ka theksuar se do që njerëzit e Kosovës të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për Kosovën, transmeton Reporteri.net.

    “Unë dua që njerëzit e Kosovës të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sa më shpejtë të jetë e mundur. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka rekomanduar që vizat të hiqen për Kosovën. Një vendim përfundimtar tani duhet të merret nga Shtetet Anëtare të BE-së.”, ka thënë për lajmi.net shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!