×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Angazhimi për ta bërë Kosovën më mirë është i mangët pa diasporën tonë

    Reporteri
    17 Nëntor 2024 | 12:44
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë e diasporës për zhvillimin e Kosovës dhe ka deklaruar se angazhimi për ta bërë vendin më të mirë është i pamjaftueshëm pa përfshirjen e saj.

    Në një postim të tij në rrjetet sociale, Tahiri ka nënvizuar se PDK e konsideron diasporën si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.

    “Angazhimi për ta bërë Kosovën më mirë është i mangët pa diasporën tonë,” ka shkruar Tahiri, duke përshëndetur takimin e Bedri Hamzës, me bashkatdhetarët kosovarë në Muttenz të Bazelit, gjatë një vizite të rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!