×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Tahiri: Arratisja e Enver Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për të shkuar në zgjedhje

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 19:57

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari, shkruan Reporteri.net

    Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.

    Postimi i tij i plotë:

    Niveli i sundimit të ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. “Të fortët” që sfidojnë ligjin çdo herë e më shumë po inkurajohen nga qeveria e paaftë që ka dështuar për të fuqizuar luftën kundër krimit.

    Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

    Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!