Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të martën ka mbajtur konferencë për media.
Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se në Ditën e Kushtetutës Republika e Kosovës po përballet me një qeveri antikushtetuese.
Deputeti Tahiri, shtoi se në shënimin e Ditës së Kushtetutës, qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha.
“Në këtë ditë kujtojmë se antikushtetuesja, arbitrariteti e ka kthyer këtë qeveri me shkeljet më të mëdha kushtetuese”, tha ai.
Tahiri tha se në Ditën e Kushtetutës, AAK-ja e sheh si shqetësim, kthimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Pagat.
“Gjykata Kushtetuese ka kthyer pas Ligjin për KPK-në në tërësi, Ligjin për produktet themelore destabilizim, Ligjin për paga”, tha Tahiri.
“Kjo qeveri për tri vite ka procedu me procedurë të përshpejtuar një mori ligjesh nga 104 ligje mes qershorit 2022 dhe 2023, 21 janë miratuar pa përpjekje për konsensus partiak”, deklaroi deputeti Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.