Abelard Tahiri nga PDK-ja, në Ditën e Kushtetutës, ka thënë se gjatë pesë viteve të fundit, dy qeveritë e udhëhequra nga Albin Kurti, sipas tij, kanë bërë 11 shkelje kushtetuese.
Siç shkruan ai në Facebook, këto 11 shkelje kanë ndodhur dy në mandatin e parë, nëntë në të dytin.
“Të gjitha këto janë konstatuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm, që cenon rendin kushtetues të ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë”, ka shkruar ai.
Më tej ai thotë se për të mbrojtur parimet dhe rendin kushtetues, grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar 28 lëndë në Gjykatën Kushtetuese gjatë këtyre pesë viteve.
Lexoni më poshtë postimin e tij:
Sot shënojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë shtetformuese të vendit tonë – 17-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës🇽🇰.
📜 Kushtetuta është themeli juridik dhe politik i shtetit tonë. Respektimi i saj është i domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të drejtë dhe të qëndrueshme.
⚠️ Fatkeqësisht, kjo ditë e rëndësishme po shënohet në një realitet të hidhur:
➡️ Gjatë pesë viteve të fundit, dy qeveritë e udhëhequra nga Albin Kurti kanë bërë 11 shkelje kushtetuese:
▪️ 2 në mandatin e parë
▪️ 9 në mandatin e dytë
Të gjitha këto janë konstatuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm, që cenon rendin kushtetues të ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë.
📌 Për të mbrojtur parimet dhe rendin kushtetues, Grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar:
28 lëndë në Gjykatën Kushtetuese gjatë këtyre pesë viteve.
Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet:
1️⃣ Ruajtja e integritetit të shtetit
2️⃣ Parandalimi i kapjes së institucioneve të pavarura
3️⃣ Mbrojtja e rendis demokratik
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës dhe rendit kushtetues – gjithmonë në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes evropiane të vendit🇽🇰🇪🇺