Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale
Ai ka thënë se në Komisionin për Legjislacion kanë pasur një debat përmbajtjesor për shqyrtimin e parë të këtij projektligji, i cili e mundëson gjykimin në mungesë.
Sipas tij, nuk ka konsensus brenda Qeverisë, pasi që njëherë u është kërkuar vota për procedurë të përshpejtuar e pastaj për procedurë të rregullt.
“Ne kemi pas një debat shumë përmbajtjesor në Komisionin për Legjislacion, për shqyrtimin e parë të projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Procedurës Penale. Kjo e ndihmon të drejtën dhe të vërtetën e luftës së UÇK’së, duke e mundësuar gjykimin në mungesë. Por ne vim në një situatë kur ndërlidhet edhe një temë tjetër që është shumë e dhimbshme për qytetarët, por që nuk është diskutuar në komision e as në kryesi të parlamentit. Njëherë e kërkoni votën për një procedurë të përshpejtuar, pastaj për një procedurë të rregullt. A po e shihni se nuk po dini e nuk keni konsensus as brenda”, ka shtuar ai.
Tahiri ka thënë se ata do të votojnë përshpejtimin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.