Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka cilësuar të neveritshme sulmet e pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë.
Ai ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e zëvëndësit Blerim Sallahu kundër Gjykatës Kushtetuese.
“Për një shoqëri demokratike dhe ku askush nuk është mbi ligjin, nuk ka gjë më neveritëse se sa sulmi ndaj sistemit të drejtësisë dhe kundër Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.
“Seanca e nesërme, siç po e potencon edhe Bashkimi Evropian karakterizohet me tri Ligje që qëllim të vetëm e kanë kapjen e institucioneve të pavarura dhe administratës shtetërore. Ky veprim është i paprecendent dhe antidemokratik!”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.