×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Tahiri i del kundër LDK-së për projektbuxhetin e vitit 2021, e quan të padrejtë për Vushtrrinë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 20:25

    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka parë të padrejtë projektbuxhetin e vitit 2021 për këtë komunë.


    Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se “për ta ndrequr sado pas këtë padrejtësi ndaj Vushtrrisë” i ka propozuar pesë amandamente në Komisionin për Buxhet dhe Financa, teksa shton se të gjitha kërkesat i kanë dërguar me kohë “por janë injoruar nga ministritë e linjës”.

    Xhaferi ka shkruar se projektet e kërkuara janë jetike për komunën e tij dhe se fton deputetët t’i përkrahin.

    Postimi i plotë:

    Projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë

    Për tu ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të Vushtrrisë, unë i kam propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa 5 amandamente (të gjitha këto kërkesa me kohë i kemi dërguar por janë injoruar nga ministritë e linjës) me projektet si në vijim:

    1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri

    2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)

    3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë

    4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”

    5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

    Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie.
    Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!