“Në këtë qeveri, ndjenja e përgjegjësisë dhe ndjenja e turpit, nuk egziston”, deklaroi kështu, Shefi i i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Një deklaratë e tillë nga Tahiri erdhi gjatë diskutimit në Kuvend, ku po mbahet seancë e jashtëzakonshme për të trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për FSK-në, raporton gazeta online Reporteri.net.
E ku ndër të tjerash, këtë situatë të krijuar, Tahiri e quajti “marre” të Qeverisë aktuale, duke thënë se këto zhvillime janë të mirë planifikuara nga ta “me bazë serioze të korrupsionit”.
“E me na ardhë puna sot, me folë e me debatu për ushqimin e atyve vajzave e djemve, kjo s’ka emër as mbiemër tjetër, përveç marre, marre, marre. Në këtë qeveri, ndjenja e përgjegjësisë dhe ndjenja e turpit, nuk egziston. Kjo është planifikim shkurtë dhe shqip me bazë serioze të korrupsionit, sepse duke e pasur në tavolinë kontratën e furnizimit më ushqim, e me lu me top të ping-pongut, kjo s’flet për asgjë tjetër se sa për një qeveri që trendin e vet menaxhues, e ka fshehtësi. Dojnë gjithçka me e bo fshehur për synimet e tyre korruptive”, ka deklaruar Tahiri para deputetëve.
Seanca është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.
/Reporteri.net/.