×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i PDK-së: Marrëveshja do të na sjellë probleme të mëdha

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 16:05
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar qendrimin e Kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë duke shprehur dyshimet e tij në zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë duke deklaruar që Presidenti serb ka thënë se nuk do të lejojnë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

    Tutje Tahiri ka kritikuar edhe nenin 7 të marrëveshjes duke thënë se një strukturë e re e vetëmenaxhimit për komunitetet nuk mund të bëhet, është problematike dhe nuk ka vend në kushtetutë.

    Në fund Tahiri ka thënë po ashtu se ky draft i marrëveshjes do të na nxjerr probleme të mëdha në dekadën e ardhshme, duke pamundësuar që të merremi me probleme të brendshme siç është migrimi dhe probleme tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!