×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i PDK-së: Ne do ta përkrahim çdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 0:25

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri,  ka thënë se partia e tij do ta përkrahin cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


    Megjithatë Tahiri thotë se ajo cka Kurti po bën është diçka që nuk bëhet për shkak se s’mund të ndiqet ligjërisht një kategori e caktuar.

    “Kurti po bën diçka që nuk bëhet. Zyrtarët e VV’së që thonë se po bëjnë ligj për zyrtarë e jo qytetarë. Kjo është kundërkushtetuese nëse bën ligj me ndjek një kategori të caktuar”, është shprehur Tahiri në T7.

    Tutje, ai tha se kjo iniciativë do të hasë në probleme të ndryshme, e për këtë solli edhe shembull.

    “Që ta konfiskosh sot pasurinë e pajustifikueshme, neve na duhen hetues dhe prokurorë të specializuar në këtë fushë. Qe një shembull, si mendon ministrja e Drejtësisë ta konfiskojë një pasuri të tillë në Maqedoni, Shqipëri e vendet e tjera. Kur e çon një letër në Shqipëri me hetu një pasuri të një personi, duhet me çu përmes prokurorit. Pra, kur e çon ministri, ai ta kthen prapa, sepse për me hetu një pasuri të caktuar duhet të shkojë përmes prokurorit, jo përmes ministrit”, ka thënë Tahiri.

    “Unë i inkurajoj me vazhdu me këtë iniciativë dhe ne i presim në Kuvend. Ne do t’i përkrahim në cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë”, theksoi Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!