×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i përgjigjet Haxhiut: Refuzuat t’ia ktheni pronën Komunës, mos ushtro presion publik por zgjidhni vet problemet tuaja

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 19:27

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit ka kërkuar nga ai, që të mos lejojë “keqpërdorimin e pronës publike”, pasi kompania së cilës i ishte shkëputur kontrata, ka filluar sërish punimet në pronën ‘Vicianum’.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri i ka thënë Haxhiut që vet ka refuzuar t’ia kthejë pronën e ish-motel ‘Vicianum’ Komunës së Vushtrrisë, shkruan Reporteri.net.

    “Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.”, ka shkruar ai.

    Tutje Tahiri kërkon nga Haxhiu që të mos ushtrojë presion publik e përmes telefonit, për të zgjidhur problemet juridike të Ministrisë, që sipas tij, i kanë krijuar vet,

    “Mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tahiri ka publikuar edhe dokumentin, sipas të cilit dëshmohet se toka është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

    Postimi i tij i plotë:

    Zonja Ministre,

    Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.

    Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!

    Xhafer Tahiri

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!