Deputeti i AAK-së në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi që t’u falen gjobat bizneseve gjatë pandemisë.
Ai tha se veprimi për gjobitje është i padrejtë dhe i pamoralshëm.
“Kërkojmë prej jush që të gjitha bizneset që janë dëmtuar në këtë proces, që janë gjobitur në kohë të pandemisë t’u bëhet falja e gjobave. Është e padrejtë, e pamoralshme e pasinqertë që të gjitha partitë të mbajnë tubime me mbi 50 veta, e mos me u sanksionu ndërsa bizneset me marrë gjoba“.
Ai tutje u shpreh se të gjitha masat, si në të kaluarën, si tash, nuk janë të mjaftueshme që ekonomia të funksionojë kështu.
“Kërkojmë prej juve që të vini me një vendim e kërkojmë nga Grupet Parlamentare me vendim të përbashkët sepse të gjitha masat që janë marrë edhe në të kaluarën nuk janë të mjaftueshme që ekonomia të funksionojë kështu. Kërkojmë prej juve që sa më shpejtë të bëni këtë. Në Podujevë shkojnë bëjnë gjoba një nga një për të përmbushur të hyrat në buxhet, e në veçanti me vendimet që keni marrë me mbylljen e vendit.Keni paralajmëruar që të premten vjen programi, mos harroni në historinë e qeverisjes qendrore keni mbetur qeveria më e dobët që për 45 ditë prej kur jeni votuar në këtë Kuvend nuk keni arritur me e sjellë një program. Kjo bie ndesh me gjithë çfarë keni thënë në fushatë zgjedhore“, tha Tahiri.