×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kemi hyrë në vitin e pestë që KEK-u menaxhohet nga njerëzit e deleguar të VV-së

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 13:02

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet lidhur me “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”, pretendoi se që nga prilli i vitit 2020, KEK-u udhëhiqet nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Madje sipas Tahirit, buxheti i shpenzuar në këto vite e kalon shifrën prej 600 milionë euro, teksa tha që nuk e dijnë nga kush janë menaxhuar, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ajo që vlen të theksohet është që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, pra ka qenë Qeveria Kurti 1, kur me datë 23 prill 2020 emëron bordin e rid he drejtori e ri të KEK. Kemi hyrë në vitin e pestë kur KEK menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga VV. Nëse e shohim në total buxhetin që është shpenzuar në këto vite, e kalon shifrën prej 600 milionë euro që faktikisht nuk e dijmë nga kush janë menaxhu. Nuk e dijmë a janë menaxhu nga drejtori, a janë menaxhu nga bordi, a janë menaxhu nga Dejona, a janë menaxhu nga Nagipi apo nga Martini”, deklaroi Tahiri para deputetëve.

    Ndër të tjerash, Tahiri ka përmendur edhe kontratat njëburimore në vlerë mbi 100 milionë euro, e për të cilat tha se s’ka ndodhur kurrë më parë në KEK.

    “Gjatë këtyre katër viteve, i kemi evidentuar në këtë Kuvend se janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore, vetëm për dy vite. Kjo situatë nuk ka ndodhë asnjëherë në KEK, e them me përgjegjësi të plotë. Duke qenë KEK nën drejtimin e VV’së, ka ndodh shtrenjtimi 100 përqind i energjisë elektrike.”, shtoi tutje Tahiri.

    Po ashtu, Tahiri tha se po të shkonte gjithçka sipas planit, s’do të shkëputej kontrata nga Qeveria Kurti, Kosova tash do të ishte në prag tgë lëshimit të Termocentralit Kosova e Re.

    “Në rast se do të shkonim sipas planifikimeve për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, sot Kosova do të ishte në prag të lëshimit të termocentralit të ri e që megavatin do ta paguante 80 euro. Nëse kontrata sdo të shkëputej nga Qeveria Kurti, sot Kosova do të kishte furnizim të rregullt me energji elektrike 80 euro megavatin. Gjatë kësaj periudhe e kemi ble megavatin deri në 800 euro, ndërsa e kanë anulu një kontratë për të cilën jemi dal edhe në Arbitrazh, e kemi humb Arbitrazhin dhe kemi humb edhe 20 milionë euro”, potencoi Tahiri.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!