×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Tahiri: Kosova nën qeverisjen e Kurtit ka pësuar dobësim serioz

    Reporteri
    09 Shtator 2024 | 13:40

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë Kosova nën qeverisjen e Albin Kurti këto katër vite ka pësuar një dobësim serioz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tahiri i AAK-së tha se në këta tre muaj të fundit, partia ku ai bën pjesë do të mundohet t’i adresojë tri çështje që sipas tyre janë me rëndësi të madhe.

    E para siç tha ai është ajo për Ligjin për paga, ku mestarja të jetë një mijë euro, e dyta miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe e treta të jetë ajo për forcimin e ekonomisë.

    “Kosova me qeverisjen katër vjeçare të Kurtit ka pësuar një dobësim serioz në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Marrëveshjet ndërkombëtare kurrë nuk kanë qenë problem, problem ka qenë menaxhimi kombëtar, i brendshëm i Kosovës, duke e kthy mbrapa Kosovën dhe duke e sjell në stadin më të ulët qeverisës, zhvillimor dhe ndërkombëtar”, tha ai.

    “Në këta tre muaj e gjysmë, AAK-ja do të mundohet t’i adresoj tri çështje me rëndësi, angazhimi të shtyjmë përpara Ligjin për paga ku vlera mesatare të jetë 1 mijë euro, do të shtyjmë përpara miratimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, dhe çështja e tretë, është forcimi i ekonomisë së Kosovës. Kosova është dobësuar sot, kurrë s’ka qenë më dobët që nga pavarësia. Qytetarët ballafaqohen me problemet më të mëdhaja që lidhen me muajin në muaj”, tha Tahiri i AAK-së.

    Për Tahirin, vota e qytetarëve për VV-në ka qenë mashtrim ndaj tyre.

    “Vota juaj për shpresën ishte mashtrimi më i madh. Kosova duhet të rritet, nuk guxon të dobësohet, e kemi për obligim për gjeneratat e reja, të cilët po këqyrin për mundësi tjera”, tha Tahiri para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!