×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika Qeverisë

    Tahiri: Kosova po përjeton një tronditje ekonomike, bizneset e vogla po mbyllen e fuqia blerëse ka rënë

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 17:11
    Besnik Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se situata me ekonomitë e vogla në Kosovë është alarmante. Ai thotë se qindra biznese të vogla, përfshirë dyqane, biznese, kafiteri e restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

    Sipas Tahirit, në tremujorin e parë të vitit 2024, fuqia blerëse në Kosovë ka rënë nga 15 deri në 50 % dhe mbyllja e bizneseve do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe varfërisë.

    Deputeti i AAK-së thotë se në një shoqëri normale, ekonomia është shtylla kryesore e funksionimit të shoqërisë, dhe thotë se Qeveria Kurti po e bankroton Kosovën me retorikë luftë dhe konfliktin e hapur me ndërkombëtaret.

    “Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit. Qeveri, vepro ose shko!”, ka shkruar Tahiri.

    Reagimi i plotë:

    Alarmante, kolapsi i ekonomisë së vogël!

    Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

    Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët.

    Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit.

    Qeveri, vepro ose shko!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!