×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kosovës i duhet një kryeministër proamerikan, me kryeministër antiamerikan dështuam në dialog

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 14:45

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbin, Edita Tahiri, ka bërë me dije se administrata e re amerikane e përkrah njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

    Ajo ka vlerësuar se tani Kosova duhet të ketë një kryeministër proamerikan.

    Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti ka qenë kryeministër antiamerikan.

    “Presidenti Trump perkrahe njohjen reciproke si qellim final i dialogut te Brukselit – tash Kosova duhet te ket nje kryeminister pro-amerikan per tu arritur ky qellim, sepse me nje kryeminister antiamerikan qe patem u deshtua ky qellim..”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!