×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri kritikon Borrellin e Lajçakun: Publikoni marrëveshjet, ato janë për qytetarët, jo për ju

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 21:42

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri u ka bërë një kritikë publike Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak për mos-publikimin e marrëveshjeve të arritura.

    Tahiri ka thënë se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

    “Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!