×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri, PDK: Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 13:38

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në deklarimet pas Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë.

    Ai është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim të qartë sa i përket kësaj marrëveshje.

    Tahiri u shpreh se Albin Kurti ka sjellë Kosovë në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme

    “Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim të qartë sa i përket kësaj marrëveshje, Lajçak nuk ka thënë asgjë më shumë më zyret e Partisë Demokratike, pos asaj që ka thënë në media dhe ne kemi qëndrim të qartë, konsiderojmë që Albin Kurti i ka sjellë Kosovës, pas dy viteve negociata, pas dy viteve dialog, komplet jotransparent, i ka sjellë Kosovë në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme, të pamjaftueshme për ambiciet tona”, u shpreh tutje ai.

    Tahiri e ka quajtur të tmerrshme propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e tyre.

    Me këtë rast, ai tha se do të kishte kuptim që të njëjtën ta propozojë opozita.

    “Ato që u diskutua në kudër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga VV-ja për themelimin e një komisioni hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vite ka dështuar në shumë hallka”, tha Tahiri.

    “Kur vjen puna që pushteti të propozojë komision hetimor i bie që duhet t’i shkarkojë ministrat e dy dikastereve përkatëse”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!