×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kurti nuk arriti të mbrojë Kosovën, u dorëzua para Vuçiqit

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 17:51
    Ish-Kryenegociatorja në Dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka dështuar ta mbrojë shtetin e Kosovës në dialog, me pranimin e propozimit evropian.

    Ajo thotë se Kurti e ka falur Millosheviqin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, duke u pajtuar me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

    “Ky plan nuk e ka njohjen reciproke… Pra është e dëmshme për Kosovën. Kurti si kryeministër nuk arriti të mbrojë shtetin e Kosovës në këtë dialog, u dorëzua para Vuçiqit. E dyta, është një marrëveshje e cila fare nuk parasheh historikun e luftërave, nuk parasheh as fajësinë e Serbisë si agresore në Kosovë. Pastaj fare nuk theksohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë. Kurti fali Millosheviqin e Vuçiqin për gjenocidin në Kosovë, e të mos flasim që tani jemi në muajin mars, pra po fillojmë muajin e masakrave të asaj lufte. Marrëveshja nuk ka fare asnjë referencë për historikun e gjenocidit që ka ndodhur në atë kohë, s’ka fajësi”, ka thënë Tahiri në KTV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!