×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 8:53

    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të imazhit të Kosovës.

    Ajo ka treguar se një nga veprimet e pushtetit që ka dëmtuar imazhin e Kosovës është edhe “loja” me moscertifikimin e Listës Serbe.

    Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti nuk ka luajtur ndonjë rol në lirinë e Kosovës.

    “Lirine e sollem per gjithe qytetaret e Kosoves, politikanet si Kurti qe nuk luajten rol per lirine, po demtojne imazhin e shtetit te lire, demokratik, sovran te Kosoves – njehere nuk certifikojne ca subjekte politike per zgjedhje pastaj detyrohen ta bejne – Nuk eshte hera e pare qe ky kryeminister qe turperon shtetin tone para partnereve ndërkombëtar”, ka shkruar Tahiri.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik.

    PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, në mbledhjen e KQZ-së të datës 23 dhjetor, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Në mbledhje, i vetmi që votoi pro certifikimit të këtij subjekti politik ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Partitë tjera opozitare nuk morën pjesë në votim.

    PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!