Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër ku do të diskutohet rreth referendumit serb në territorin e Kosovës.
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri tha se kryeministri i vendit Albin Kurti po i shmanget përgjegjësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.
Tahiri shtoi se PDK-ja e sheh të panevojshme thirrjen e kësaj seance.
“PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, theksoi Tahiri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.