Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se duke qenë në prag të gjashtë-vjetorit të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e mjerueshme që sot po diskutohet për mungesën e ushqimit në këtë institucion, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tahiri i PDK-së tha para opozitës në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend se si opozitë kanë heshtur përballë shumë parregullsive, dhe se arsyeja pse nuk i kanë nxjerrë vërejtjet e tyre në publik ka qenë pikërisht se ka pasur të bëjë me Ushtrinë.
“Edhe dy muaj e shënojmë gjashtë vjetorin e themelimit të FSK-së. Në prag të tij kisha dashtë që sot me përgëzu qeverinë për sjelljen e raketave Javelin, por fatkeqsisht në 6-vjetorin e themelimit ne po diskutojmë për mungesën e ushqimit. E mjerueshme dhe e turpshme. Kemi heshtur si opozitë përballë shumë parregullsive”.
“Kemi heshtë kur i kemi pa qysh klasifikohet për me ble kamion në vlerë 4 milionë euro në mënyrë sekrete, kur i ke më shumë se 20 kompani në Kosovë që shesin kamionë. Edhe qysh e blejnë sistemin për dezinsketim në mënyrë sekrete, ku se sheh askush. Kemi heshtë edhe kur e kemi parë qysh klasifikohet si sekret blerja e veshmbajthjeve në vlerë prej mbi 3 milionë euro. Kemi heshtë edhe kur e kemi pa blerjen e eskavatorëve, bullduzherëve, autokranit, në vlerë prej 3 milionë euro në procedurë sekrete. Të gjitha këto kemi pas vërejtje, por fakti që kanë ardhur nga ushtria nuk i kemi diskutuar dhe nuk i kemi nxjerrë për diskutim publik”, tha ai në Kuvend.
Sipas tij, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci më e pakëta që mund të bënte ishte të jepte dorëheqje, dhe se nuk ishte në gjendje ta mbronte punën e tij sot në Kuvend.
Sipas shefit të deputetëve të VV-së, Ministri Maqedonci do të mbahet mend si Ministër që e la ushtrinë pa bukë.
“Sot kur e sheh të dezertum nga detyra e tij Ministrin e Mbortjes, s’mundesh me hesht. Ministër sot ke dezertu përballë detyrës tënde më fisnike. Mos me qenë në gjendje me ardh me mbrojt punën tënde, është e patolerueshme. Sot ajo që më se paku do duhej ta bëje është me dhënë dorëheqje dhe të liroje detyrën, je ministër që do të mbahesh mend qeë e ke lënë ushtrinë pa bukë. Kur e ke një ministër që në çfarë gjendje e ka sjell ushtrinë e vet, s’mund të rrim duarkryq. qeveri e cila e klasifikon pasulin si sekret shtetëror, qysh me hesht përballë kësaj.
“, tha deputeti i PDK-së.
Tahiri madje pyeti se si ka mundësi të ndodhë që Kurti të alarmoj se ushtria serbe është afruar 50 metra në kufirin me Kosovën, dhe në anën tjetër ata që duhet ta mbrojnë territorin e Kosovës, Komandanti i tyre tregon se s’kan as bukë.
“Kurti na alarmon që serbia po afrohet 50 metra afër kufiriti me Kosovën, dhe në anën tjetër, ata që janë të thirrur me ligj ta mbrojnë Kosovën, ata po të njëjtën ditë raporton komandati i tyre që s’kanë buke. Qysh mundet me ndodhë kjo”.
“Është e kuptueshme mospjesëmarrja e mazhorancës se është për marre. Ky kuvend se meriton me vazhdu punën për asnjë ditë, qysh se meriton kjo qeveri”, tha Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për problemet me furnizim me ushqim në FSK.
/Reporteri.net/