×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Tahiri: Me këtë qeveri Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 10:52

    Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se me këtë qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës për anëtarësim, gjë që për të cilën ajo thotë se votat janë qysh në kohën kur ka qeverisur PDK.

    Këto deklarata Tahiri i bëri, pasi siç ajo tha, ambasadori gjerman, Jorn Rohde së fundmi është shprehur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit nuk do të ketë anëtarësim në KiE.

    Me këtë Qeveri Kosova do të mbetet para dyerve të Keshillit te Evropës, për anëtarësimin e të cilës i kemi votat që nga koha e qeverisjes tonë- Ambasadori gjerman Rhode spjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykates Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit nuk do të këtë anëtarësim”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!