×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Mediat kanë raportuar edhe kundër Qeverisë Haradinaj e qeverive tjera, por skandale të këtij lloji nuk ka pasur

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 22:13

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi Qeverinë, për siç tha, etiketimin ndaj mediave.

    “Është shumë gabim i kësaj qeverie që mundohen me etiketu rolin e mediave në demokraci edhe rolin e mediave në raportim, për shkak se kanë raportu kundër Qeverisë Haradinaj, kundër Qeverisë Thaçi, kundër Qeverisë Mustafa, kundër Qeverisë Hoti”, thotë Tahiri.

    Ai tha se edhe në të kaluarën mediat kanë qenë kritike ndaj Qeverive, por sipas tij, skandale të këtij lloji nuk ka pasur.

    “Ju e dini kur një shtrëngim i dorës me kryeministrin Hoti u pat bërë tema kryesore. U bënte lajm qysh kryeministri Haradinaj po vrapon me Halil Matoshin prej Skënderbeut, u bojke lajm i madh, mirëpo skandale të këtij lloji, të këtyre përmasave, nuk ka pasur”, tha Tahiri në emisionin “Context” në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!