×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri mesazh Kurtit para takimit nesër: Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrevëshje pa njohje reciproke

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 11:17
    Edita Tahiri

    Ish-kryenegociatorja e Kosovë në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dërguar një mesazh Kurtit, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje që nuk ka njohje reciproke me Serbinë.

    Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Tema kryesore në këtë tryezë do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!