×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri mohon të jetë i përfshirë në incidentin e LDK-së në Vushtrri

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 11:32

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij Facebook është deklaruar për incidentin e mbrëmshëm që ndodhi gjatë procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën “Dardania”, që përfundoi me një përleshje verbale.


    Tahiri që vjen nga radhët e LDK-së, e cili është në garë për kryetarin e degës së kësaj partie në Komunën e Vushtrrisë ka mohuar të jetë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm, ndërsa këtë e quajti tendencioze.

    Ai tutje ka thënë se LDK është shtëpi e besës dhe kundërshtarët asgjë s’duan më shumë se ta shohin këtë parti të përçarë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, anëtarë të LDK-së,

    Raportimet e portaleve që unë jam i përfshirë në cfardo forme në incidentin e raportuar gjatë procesit zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri janë lajme të rrejshme që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin madje mund të quhen tendencioze.
    Në nëndegën prej nga e kam bazën deleguese ende nuk janë mbajtur zgjedhjet, rrjedhimisht unë ende nuk jam delegat i Kuvendit të Degës dhe sipas Statutit të LDK, kandidatura për kryetar të degës shpallet në Kuvendin e Degës pasi të jetë marrë mandati nga baza deleguese. Unë e respektojë në plotni Statutin dhe rregullat zgjedhore të LDK-së.

    Organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor sipas Statutit të LDK është përgjegjësi e Kryetarit dhe Kryesisë së Degës.

    Si kryetar i Komunës, si anëtar i LDK-së, bëjë apel tek të gjithë anëtarët e LDK-së që në procesin zgjedhor të respektohet Statuti dhe Rregullorja zgjedhore e LDK-së. Askush mbi ligjin!
    LDK është shtëpia jonë, besë e shpresë për qytetarët e Kosovës dhe amanet i Presidentit Rugova andaj procesi zgjedhor duhet të kaloj në frymën e solidaritetit dhe në frymën e bashkëpunimit që LDK e ka kultivuar për tri dekada.

    Asgje nuk duan më shumë kundërshtarët tanë politik se një LDK të përqarë e të dobësuar e humbëse në Vushtrri, e në gjithë Kosovën, e ju sigurojë që unë dhe bashkëpunëtorët e mi, me të gjitha kapacitete e tona, si deri më tani, do të punojmë që LDK të jetë e bashkuar dhe përherë fituese këtu në Vushtrri dhe në tërë Kosovën, pavarësisht pozicionit brenda subjektit tone politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!