×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Mos qofsha në lëkurën e Liburn Aliut, kisha prit kur po vjen Prokuroria e Policia te dera

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 14:06

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj ministrit Liburn Aliu gjatë seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.


    Ai ia ka përmendur sërish kontratat njëburimore të nënshkruara nga ministri Aliu, për të cilat ka thënë se janë nënshkruar pa procedura të tenderimit.

    “Njeri duhet me qenë në njëfarë zori t’madh me folë dhe mos me e pas guximin me nejt në seancë. Me i bë nja 28 kontrata njëburimore pa procedura të tenderimit, qysh i ka bë Liburn Aliu, pasha Zotin mos qofsha në lëkurë të tij, nuk ka më rënd, sepse normalisht e pret me të ardhë me të kërsitë prokuroria e policia te dera. Në anën tjetër, me ua zënë dorën në xhep qytetarëve qysh ua keni zënë me taksën prej 5 eurove, s’ka faj, sepse është shndërrua në fytyrën më të urryer prej qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

    Kujtojmë se Konjufca ka deklaruar se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë familjarë të punësuar në institucionet e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!