×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Tahiri: Ndarja e 100 eurove si lëmoshë, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e migrimit për një jetë më të mirë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2023 | 17:55

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se “ndarja e 100 eurove si lëmoshë për këto dy kategori flet më së miri për gjendjen ekonomike të familjeve kosovare”.

    Sipas tij, kjo situatë po ua lë qytetarëve vetëm një rrugë, atë të migrimit.

    “Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj. Ndarja e 100 eurove si lëmoshë për fëmijët dhe pensionistët flet më së miri për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve kosovare. Fatkeqësisht, kjo situatë ua lë qytetarëve tonë vetëm një rrugë – migrimin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Sot në mbledhjen e 178 të Qeverisë së Kosovës u mor vendim që këtë fundvit pensionistët, krahas pensionit aktual të marrin edhe 100 euro shtesë, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës.

    Ministri Murati bëri të ditur se do jetë e pamundur që ato të ekzekutohen këtë javë, kur do dhe to ekzekutohen pensionet, por do të njoftojnë se kur do të ndodh gjatë muajit.

    Kryeministri Kurti bëri të ditur që këtë vit Qeveria ka vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga kjo skemë.

    “Sivjet kemi vendosur që të gjithë femijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Ne po planifikojmë që kjo skeme të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin e deklaraimit te te ardhurave vjetore nga te gjithe prinderit perfitues që të këtë dallim edhe në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura të perfitojnë me shumë”, tha Kryeministri Kurti./Reporteri.net/

    Vendim që i gëzon familjet kosovare, Qeveria ndan nga 100 euro për secilin fëmijë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!