Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pas dështimit të seancës së 27-të të konstituimit të Kuvendit, ka thënë se në mungesë të numrave për Qeverinë, VV-ja po e bllokon edhe Kuvendin.
Ai ka thënë se partia e parë ka vendosur “si barrikadë” një grua, reputacionin e së cilës po e dëmton, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Po thonë nuk e ndërrojmë kandidatin, ne ju kemi thënë mundësi, i kemi ofru një bashkëpunim që ta propozojnë një prej emrave tjerë që mund ta votojmë, por duke mos i pasë numrat që ta bëjnë qeverinë, kanë vendosur si barrikadë ta vendosin një grua duke e deligjitimuar çdo ditë e më shumë reputacionin e saj po e dëmtojnë. Kjo sjellje e tyre është e papranueshme edhe me votuesit e tyre”, tha Tahiri para mediave.
Para pak minutash ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstitutuimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Sot ishin veç 50 vota.
VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje. Seanca është shtyrë për të shtunën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.