×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Në vend se të flisnim për raketat “Javelin”, ne po flasim për mungesën e bukës së ushtarëve

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 18:31

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur edhe njëherë për problemet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe telashet me ushqimin e ushtarëve.

    Ai ka thënë se në vend që sot në Kuvendin e Kosovës të flitej për raketat “Javelin”, deputetët kanë diskutuar për mungesën e bukës së ushtarëve.

    “Në prag të shënimit të përvjetorit të gjashtë të themelimit të ushtrisë, do të doja që sot në Kuvendin e Kosovës të flisnim për raketat “Javelin” të porositura që në vitin 2019 nga ministria e mbrojtjes, por fatkeqësisht jemi të detyruar të flasim për mungesën e bukës së ushtarëve tanë.”, ka shkruar ai.

    Tahiri ka vlerësuar se kjo situatë është e papranueshme dhe ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dezertuar nga ushtrimi i detyrës së tij më fisnike në kuadër të qeverisë.

    “Ushtria nuk e meriton një trajtim të tillë sepse është vlera përbashkuese e shoqërisë tonë dhe me të krenohemi të gjithë.”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!