Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nëse rrëzohet edhe qeveria e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje. Nuk do të çojmë mandatar. Duhet të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.
Tutje, Tahiri komentoi edhe një ide hipotetike të bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ishte optimist për një bashkëpunim të tillë.
“Kemi të bëjmë me një parti politike qe mashtrimin e ka në radhë të parë”, shtoi Tahiri.
Tahiri ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sapo të krijohen kushtet. Sipas tij, PDK-ja do të ngrisë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, sapo të krijohen kushtet dhe të normalizohet gjendja nga pandemia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.