Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se investimet kapitale në komuna nuk do të ndalen, duke shtuar se Pako Emergjente do të vazhdojë.
Ai ka thënë se rishikimi buxhetor i cili do të bëhet këtë herë, është rishikim emergjent përmes së cilit do të kryhen pagesat prej 170 eurove.
“Ky rishikim buxhetor nuk është i zakonshëm, për shkak ky është rishikim emergjent për t’i bërë pagesat prej 170 eurove. Në momentin kur ne kalojmë rishikimin buxhetor, ne mund të shkojmë me infuzionin e parë me këto 170 euro që i kemi planifikuar. Jeta që po ndodh në terren është goxha normale. Unë jam për t’i hequr të gjitha masat. Pandemia e ka goditur në esencë ekonominë e vendit, e ka goditur sektorin privat. Ne duhet që të veprojmë shpejtë”, ka thënë ai në KTV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.