×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e Kuvendit

    Tahiri: Po shihet që VV-ja s’e ka shumicën parlamentare, mbesim me qëndrime të njëjta

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 14:43

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se partia ku ai bën pjesë vazhdon të jetë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për Kryeparlamentarin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pyetur nëse PDK-ja do të votonte Shqipe Selimin nëse do të propozohej, Tahiri tha se s’ka një vendim ende nëse do të votohet.

    “Në rast se PDK do të votonte një kandidat, ne ende s’kemi një vendim nëse do të votojmë. Tani për tani mbesim me qëndrime të njëjta”, tha Tahiri.

    Por, çka ndodhë nëse nuk votohet as sot, Tahiri tha se po shihet qartë që partia e parë s’e ka shumicën parlamentare.

    “Ajo që po shihet qartë është që s’ka shumicë parlamentare. Nuk ka ndodhë në historinë tonë të re parlamentare të zgjidhet pa shumicën parlamentare. Pakica s’mundet me zgjedh, e shumicë paralemtnare deri sot partia e parë s’ka arritë me kriju. Sot do ta shohim nëse ka arritë apo jo”, tha Tahiri para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!