Deputeti i PDK’së Abelard Tahiri ka ripërsëritur se kjo parti nuk ka vota për Ramush Haradinajn si president.
Tha se Haradinaj dezertoi pushtetin të cilin ia mundësoi PDK’ja.
“Jo serioziteti i këtij koalicioni që është duke e qeverisë aktualisht vendin dhe që e ka degjeneru aq shumë qeverisjen mendoj që e ka bërë edhe shumë më joserioz kandidaturën e z.Haradinaj”, tha Tahiri.
“Z, Haradinaj PDK’ja është partia e cila i ka dhënë mundësinë me qeverisë vendin. I ka dhënë mundësinë mi sjellë të mira vendit duke qene kryeministër ama ai ka dezertu. Ëshë largu nga kjo pozitë të cilën nuk e kemi pritë. Pra befasitë në politikë nuk janë të mira dhe këtu e kemi parë që Ramush Haradinaj di me bërë befasi. Gjëja që më së paku duhet në politikë është befasia”, tha Tahiri në emisionin Pressing në televizionin 7”, shtoi ai.
“PDK nuk ka votë për Ramush Haradinajn president”, përfundoi Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.