×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për dështimin e seancës: Kuvendi është kthyer në një lojë me numra, qasje e papërgjegjshme dhe jo serioze

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 13:48

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

    Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të Qeverisë tash e dy vjet.Ai pohon se kjo qasje është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar.

    “Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.

    “Është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo Qeveri dhe kjo mazhotancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

    Kuvendi ka dështuar që të mbajë vazhdimin e seancës së mërkurën në mungesë të kuorumit.

    Sërish s’ka kuorum, dështon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!