×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri mbron djalin e Haxhi Shalës: Edhe fëmijët e politikanëve kanë aftësi profesionale

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 12:00

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka rikthyer sërish në Kuvend temën e emërimit konsull në Pragë të djalit të Haxhi Shalës, Flakron Shala.


    Ajo ka pyetur Qeverinë nëse kjo ka qenë pikë e marrëveshjes së koalicionit, shkruan Reporteri.

    Zëvendësi i Hotit, Besnik Tahiri ka mohuar këtë duke thënë djali i Haxhi Shalës i ka të gjitha përgatitjet e nevojshme, por fatkeqësia e tij e vetme është që ka qëlluar djali i Haxhi Shalës.

    “Djali i haxhi shalës i ka të gjitha përgatitjet, fatkeqësisht ka qëllu me qenë djali i tij”, u shpreh ndër të tjera Tahiri.

    Ai tutje tha se edhe fëmijët e politikanëve kanë aftësi profesionale dhe nuk duhet të stigmatizohen.

    “Sa i përket rastit konkret, unë i kuptoj disa çështje, diskursi në vend është shumë i ngarkuar, e i hidhëruar me punësimet partiake që kanë ndodh tash e 20 vite. Mos të harrojmë që shumë fëmijë të politikanëve që kanë aftësi profesionale, e nesër janë edhe fëmija juaj janë të anatemumë kur flas për punësimet. Unë njoh shumë, po kaq shumë është i ngarkuar diskursi publik, sa pa marrë parasysh me kanë ma i miri thonë se ka hi me të njofshëm.

    Ndërkohë Ministrja e Jashtme, Meliza Pacolli, ka folur për procedurat e emërimit të djalit të Shalës konsull duke thënë se janë respektuar të gjitha procedurat për emërimin e konsujve paraprakë.

    “Secili emërim i konsujve të përgjithshëm është propozuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe praktikat e deitanishme”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!