Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri po thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është refuzuar nga përfaqësuesit politikë të pakicave.
Ndaj siç vlerëson ajo, referuar ftesës së sotme të liderit të Vetëvendosjes drejt atij të Lidhjes Demokratike, Albin Kurti u kthye tek shqiptarët për ta bërë qeverinë bashkë.
Madje ajo këtë situatë e quan ‘’mjerim politik’’ të Kurtit i cili thotë se nuk ka fund!
”Pasi u refuzua nga pakicat, Kurti iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë – mjerimi politik i tij s’ka fund..””, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.