Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se Agjenda legjislative e prezantuar nga Qeveria ka qenë një listë dëshirash.
Në një konferencë për media, Tahiri e ka quajtur Kuvendin shumica të dobët që nuk ka mundur të përmbush planin as për së afërmi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Agjenda legjislative e prezantua nga Qeveria ka qenë listë dëshirash. Ky Kuvend është shumica më e dobët që i ka vendos ligjet..Si grup kemi ngritur debat dhe do të kemi debat çështjen e energjisë. Në Kuvend duhet të debatojmë për këtë temë të rëndësishme dhe nuk duhet të jetë ngritje të çmimit të rrymës”, ka thënë ai.
Për iniciativën “Open Ballkan”, ai tha se është gabim dhe se Kosova nuk duhet të marrë pjesë, ngase është vend i pavarur dhe nuk ka nevojë për avokat.
“Ndërsa sa i përket ‘Open Ballkan’, Kosova mund të bëhet pjesë e ‘Open Ballkan’ sikurse e njeh Serbia. Çfarëdo tentative tjetër që nuk ka qartësi është gabim. Nuk ka efekt për Kosovën. Ne jemi vend i pavarur dhe nuk kemi nevojë për avokat, nuk kemi nevojë me hy diku ku nuk na sjellë të mira”, tha ai. /Reporteri.net/