Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar takimit mes kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke thënë se ftesa e këtij të fundit ndaj Krasniqi për takim ka qenë tendencioze më ‘’shumë me të bë nervoz’.
Tahiri në T7 ka shtuar se takimi ka qenë më shumë për ta fajësuar opozitën se sa për më bë hapa tutje.
‘‘Ftesa ishte mjaftë tendencioze, sepse ti s’mundesh me diskutuar për nënkryetarët. Mënyrën se si kërkonte një lloj kompromisi ishte tendencioze realisht më shumë me të bërë nervoz, mos me i shku. Nuk mendoj që PDK duhet me hi në kallëpin e VV-së se si duhet të sillen me një parti.
Krejt çka i ka thanë në konferencë na i ka thanë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Takimin sot e kemi pas rreth orës 9:30. Në esencë nuk ka qenë takim që nuk është kërkuar me u bë një hap tutje, por ka qenë për me mujt me u fajësua opozita. Qëndrimi i Krasniqit ka qenë po i njëjti si ato që i ka thënë para mediave. Ky po kërkon me zgjedh kryeparlamentarin me ngulm. Mirëpo votimi është në vullnetin e secilit’’, ka thënë ai.