×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria Kurti instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 11:45
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalimit në Kuvend, deklaroi se janë bërë dy vjet që kur Qeveria Kurti, sipas tij, e instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës.

    Ai po ashtu vlerësoi se duke i shtyrë përpara, siç tha, ligjet antikushtetuese, është prekur shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administrata ligjore dhe shteti ligjor dhe se Qeveria Kurti është kthyer në një instancë që vetëm flet për 20 vjetët e kaluar.

    Ndërkaq deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, u shpreh se rreth 600 mijë qytetarë janë larguar nga vendi dhe se duhet urgjentisht duhet të analizohen shkaqet e këtyre ikjeve.

    “Vetëm në vitin 2022 në Ambasadën gjermane 105 mijë kanë aplikuar për vizë. Në ambasadën zvicerane mbi 38 mijë. Nga MPB-ja kam marrë informatë që 10 mijë kanë hequr dorë nga shtetësia për dy vjet. Brenda 10 vite është larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës. Nëse vazhdojmë me këtë trend për 10 vitet e ardhshëm do të mbesim popullatë më pak se Mali i Zi. Mendoj që duhet urgjentisht të bëhet një analizë se cilat janë shkaqet e ikjes”, deklaroi Selmanaj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!