×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Tahiri: Qeveritarët u pasuruan nga korrupsioni i energjisë elektrike

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 15:04

    Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri thotë se qeveritarët u pasuruan nga rritja e energjisë elektrike, përcjell Reporteri.net. 

    Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook thotë se ata që po vuajnë nga kjo gjendje janë vetëm qytetarët e Kosovës.

    Tutje, Tahiri shton se “qeveritarëve iu duhen paratë për zgjedhjet nacionale që po vijnë”.

    “Qeveritaret u pasuruan nga korupsioni i energjise elektrike tash varferohen qyetaret nga shtrenjtimi i rrymes – iu duhen para per zgjedhjet nacionale qe po vijne…”, ka shkruar ajo.

    Reagimi i Tahiri vjen në kohën kur në Kuvendin e Kosovës, në seancën e parë të sesionit pranveror, po diskutohet lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

    Përmes një draft-rezolute, tri partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë.

    Tarifat e fundit të energjisë janë miratuar prillin e vitit të kaluar. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovate në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovate, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

    Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovate dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!