×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Ramushin nuk e ndal propaganda serbe

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 8:29

    Koordinatori Nacional për Reforma në Qeveri, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj propagandës serbe ndaj kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj.


    Në reagimin e Tahirit në Facebook, shkruan se Ramush Haradinaj është cak i shpifjeve në serbi pasi që ka pasur një qëndrim burrështetasi ndaj Vuçiqit.

    Ai më tutje shtoi se i humbur nga këto shpifje do të del presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    “Në një përballje mes Gjeneralit dhe një Marionete të Tabakut në sherbim të Sheshelit, i turpëruar do të dalë vet Vuciqi”.

    Postimi i plotë i Besnik Tahirit:

    Disa media në Serbi gjatë gjithë mandatit e me intensitet në rritje në dy javët e fundit janë duke u marrë me Kryeminstrin Haradinaj duke shpifur e sajuar lajme të ndryshme. Këto mediume të gjitha lajmet e rreme, i maskojnë në burime po ashtu të rreme.

    Nuk ështē rastësi që Ramush Haradinaj është cak i të gjitha këtyre mediumeve dhe shpifjeve në Serbi. Kryeministri Haradinaj me qëndrimin prej burrështetasi dhe politikën parimore shtetërore, zhveshi paftyrësinë njerëzore dhe politike të Presidentit Vuciq, të trashëguar nga shkolla e babait të tij ideologjik, Millosheviq. Bota perendimore e kritikon Vuciqin për autoritarizëm dhe për instrumentalizim absolut të mediave.

    Prandaj shpifjet e tilla, tregojnë që Presidenti Vuciq, përplasjen nuk e sheh vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe personalisht mes Tij dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Sidoqoftë, në një përballje mes Gjeneralit dhe një Marionete të Tabakut në sherbim të Sheshelit, i turpëruar do të dalë vet Vuciqi. Asgjë nuk e ndalon Ramushin, as lajmet e rreme, as dosjet e shpifura, as fushatat propaganduese serbe si kjo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!