Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri ka folur rreth mbajtjes së liturgjisë fetare në Kishën brenda kampusit të UP’së. Ai ka dhënë arsyet pse s’duhet lejuar aktivitetet e tilla.
Deputeti Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që lejuan mbajtjen e një liturgjie fetare në kishën brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Absolutisht nuk u dashtë me u mbajt”, tha ai.
“Çka kish ndodh me Kosovën nëse kish ndodh një sulm aty, me ardh dikush e ne gjuajt një guri”, pyeti ai.
Sipas Tahirit, qëllimi i Serbisë është zbatimi i Asociacionit dhe rritja e fuqisë së kishës në Kosovë.
“Nuk është objekt fetar por politik që e ka ndërtuar okupatori me para të Arkanit. Nuk duhet lejuar politizimi”, theksoi Tahiri.
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur me datë 10 të këtij muaji shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e UP’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.