×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: S’është lajm që dimrit rritet konsumi i rrymës, s’është edukative t’u thuash qytetarëve kursejeni

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:44

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk është edukative t’u thuhet qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, sepse sipas tij, e dinë.

    Tahiri tha se po ashtu dihet se në stinën e dimrit rritet konsumi i energjisë elektrike.

    “Nuk është lajm për asnjë qytetar me i thanë që në dimër rritet konsumi i energjisë elektrike, sepse këtë e di edhe fëmija në djep. Sikurse nuk është edukative me iu thënë qytetarëve të Kosovës kursejeni rrymën se para 25 vjete – 30 vjete, na kanë thënë baba, nana, ‘nale dritën në banjo, nale plloqën, nale bojlerin’”, tha Tahiri.

    Ai tha se Qeveria duhet të punojnë ngushtë që të sigurojnë energji elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!