Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë për pezullimin e taksës prej 5 eurove për tiketa ngjitëse.
Tahiri në Seancën e Kuvendit tha se kjo taksë duhet të anulohet, pasi sipas tij, procesi i krejt kësaj është i paligjshëm.
“Ne nuk pajtohemi vetëm me pezullimin e kësaj takse. Taksa duhet me u anulu, mënyra e kësaj ka qenë jashtëligjshëm. Siç thotë populli, ne ia kemi nxënë Qeverisë dorën në xhepin e qytetarit, por shyqyr Zotit që s’i kemi lënë me ua marrë paret. Pra, ju kemi ndalë. Prandaj, nuk është e mjaftueshme pezullimi i saj. Duhet me u analu, procesi është paligjshëm. Realisht, s’po e dimë kush o ministri, a është Durmishi apo Aliu?”, tha ai.
“Ministri po del keq, ministri në seancë, kurse zëvendësministri del e pezullon vendimin për taksën. I keni përzi kompetencat prej mosdijes”, shtoi Tahiri në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.