Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka refuzuar shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur u propozua nga institucionet e Kosovës, ndërsa tani, siç tha ai, është i gatshëm që ta respektojë në përpikëri gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia, për komunat në veri të Kosovës.
Sipas tij, kjo flet më qartë, më hapur e më shumë se ç’do të mund të flitej, për dëmin kombëtar, shtetëror e qytetar që ky kryeministër në largim, sipas tij, është në gjendje të bëjë për shkak të mendësisë së tij kryeneçe.
“E ka tunduar dhe e tundon vazhdimisht fakti se është i vonë në historinë politike të Kosovës, por Republika e konsoliduar me mund e as qytetarët e saj, nuk ia kanë borxh Albin Kurtit, një devalvim të tillë të shtetit tonë sovran. Mirë që ditët si kryeministër në ikje po i ecin, sepse nuk la ditë pa na befasuar për s‘mbrapshti”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.