×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Tahiri tregon letrën e nënshkruar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca: Janë zotuar për themelimin e Asociacionit

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 14:36

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se tre liderët e institucioneve të Kosovës kanë nënshkruar raportin për anëtarësim në Këshillin e Evropës nëpërmjet të cilin janë zotuar se do të themelojnë asociacionin.

    Tahiri në emisionin DPT te Fidani ka thënë se vetë ai e ka dërguar këtë raport tek ekipi i Dora Bakoyannis.

    “E kam zyrtare ja kame dërgu ekipit të Dorës, nuk është me marrëveshje ekziston letra mes dy palëve që janë marrë vesh. Është letra e liderëve të institucioneve të Kosovës e nënshkruar prej Presidentës, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit ku saktësohen të gjitha konventat që kanë me u miratu në Kosovë në Parlament, në mesin e tyre dhe Asociacioni”, tha ai.

    Gazetari e pyet më tej Tahirin se do të thotë se Kosova zotohet për krijimin e Asociacionit.

    “Po. Ja kam dërgu asistentes së Dorës, është pjesë e raportit të Dorës. Këtë raport e kam dorëzuar më 23 mars. Lista e propozuar e përkushtimit të Kosovës, në bazë të kësaj kanë me u ratifiku: Përmirësimi i barazisë dhe sistemi juridik, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëveshja për mbrojtjen e pakicave. Me marrë hapa substancial që lidhen me marrëveshjen e Brukselit, që e nënkupton edhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha thënë Tahiri.

    Sipas tij, kjo letër është e përfshirë edhe në raport.

    “Krejt aparati shtetëror i Kosovës duhet me dal e me tregu që na jemi zotu për listën që e kanë nënshkru tre liderët, dhe Kosova duhet me u monitoru në këtë proces në mënyrë që me u anëtarësu”, tregoi tutje Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!